Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka prezantuar planin e tij të paqes prej 10 pikash, duke e diskutuar atë me presidentin e SHBA-së, Joe Biden dhe duke u kërkuar liderëve botërorë që të mbajnë një samit global të paqes bazuar në të. Plani kërkon siguri nga rrezatimi dhe armët bërthamore, duke u fokusuar në rivendosjen e sigurisë rreth termocentralit më të madh bërthamor të Evropës, Zaporizhzhia në Ukrainë, i cili tani është i pushtuar nga Rusia.
Një tjetër pikë lidhet me sigurinë ushqimore, duke përfshirë mbrojtjen dhe sigurimin e eksporteve të grurit të Ukrainës në vendet më të varfra të botës. Jo më pas rëndësi i kushtohet edhe sigurisë energjetike, me fokus në kufizimet e çmimeve për burimet energjetike ruse, si dhe ndihmë për Ukrainën për të rivendosur infrastrukturën e saj të energjisë, gjysma e së cilës është dëmtuar nga sulmet ruse. Lirimi i të gjithë të burgosurve dhe të dëbuarve, përfshirë të burgosurit e luftës dhe fëmijët e dëbuar në Rusi është një tjetër pikë e planit të presidentit ukrainas. Rivendosja e integritetit territorial të Ukrainës dhe Rusisë duke e riafirmuar atë sipas Kartës së OKB-së, për të cilën Zelensky tha se “nuk varet nga negociatat”, vijon listën e planit të kreut të Kievit.
Në planin e paraqitur tashmë në publik, Zelenski e vë theksin tek tërheqje e trupave ruse dhe ndërprerja e armiqësive, rivendosja e kufijve shtetërorë të Ukrainës me Rusinë dhe pa diskutim drejtësi, duke përfshirë krijimin e një gjykate speciale për të ndjekur penalisht krimet ruse të luftës. Zelensky u kërkoi udhëheqësve të vendeve të Grupit të Shtatë (G7) të mbështesin idenë e tij për një samit global të paqes që do të fokusohej në planin e paqes “në tërësi ose në disa pika specifike në veçanti”.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Zelenski#JoeBiden
Ещё видео!