Shërbimet sekrete ruse kanë nisur analizën për të kuptuar se pse dështuan në kapjen para kohe të rebelimit të Evgjeni Prigozhin, ndërsa kanë nisur edhe gjuetinë mes radhëve të ushtrisë për të gjetur bashkëpunëtorët e mundshëm të kreut të grupit Wagner.
Emri i parë që lakohet, sipas New York Times është ai i gjeneralit të lartë Sergei Surovikin. Ky i fundit njihet si një prej njerëzve më të afërt të Prigozhin. Vetë kreu i Ëagner e ka lëvduar shpesh në publik për mënyrën e drejtimit të luftës në Ukrainë, ndërsa kritikonte ministrin e Mbrojtjes, Sergei Shoigu dhe gjeneralin tjetër, Gerasimov.
Në momentet e para të rebelimit, Surovikin u shfaq në video, me një automatik pranë dorës së djathtë dhe sulmoi Prigozhinin, duke i kërkuar të ndalonte. Sipas burimeve të New York Times, nuk mund të përjashtohet mundësia që ai të jetë detyruar ta bëjë këtë nga shërbimet sekret ruse.
Mungesa e reagimit nga ana e ushtrisë Ruse, ku për 500 kilometra Prigozhin dhe mercenarët e tij udhëtuan pa asnjë pengesë, ka bërë që të hipotezohet simpatia e disa departamenteve ndaj grupit Ëagner. Vonesat i atribuohen edhe konflikteve, mungesës së urdhrave të sakta, konfuzionit dhe mungesës së njësive ushtarake për ndërhyrje.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Putin#TopChannel
Ещё видео!