Rekord i numrit të të prekurve me Covid-19 është shënuar në 24 orët e fundit, ku 1009 persona kanë rezultuar pozitivë ndërsa 2 persona kanë vdekur.
Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë masa pasi numri i rasteve aktive ka arritur 4412 nga 888 sa ishte javën e kaluar.
Qytetarët e Kosovës nga data 20 Gusht deri më 10 shtator nuk do të kenë mundësi të hyjnë në ambientet e klubeve të natës dhe ambienteve ku mbahen dasmat e ahengjet familjare pa certifikatën e vaksinimit kundër Covid-19; Testi RT-PCR negativ për Covid-19, jo më i vjetër se 72 orë apo dëshmi se personi ka kaluar Covid-19.
Kjo vlen në të gjitha veprimtaritë hoteliere ku kapaciteti është mbi 100 persona. Ndërsa duhet të shfrytëzohet vetëm 50% e kapacitetit duke respektuar distancën prej 3 metrash ndërmjet tavolinave ndërsa në mjedise të jashtme mund të shfrytëzohet 70% e kapacitetit të hapësirave.
Operatorët e transportit rrugor të udhëtareve lejohen të punojnë, duke shfrytëzuar kapacitetin e plotë të ulëseve, me kusht që personeli dhe udhëtarët të mbajnë maskën gjatë tërë kohës.
Në konferencën për media, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se do të rritet ndjeshëm mbikëqyrja e respektimit të masave.
“Për shkak se varianti Delta ka qenë dominues në pjesën më ët madhe të shteteve të Evropës, një valë e përfshirjes nga ky variant edhe në vendin tonë ka qenë e pashmangshme. Shkallën e shpërndarjes në krahasim me variantin alfa e ka së paku katër herë më të lartë. Ky variant dominon prej mbi 80 për qind të rasteve me COVID-19 në rastet e reja. Kjo na detyron t’i zbatojmë masat”.
Ndërkohë është duke u shqyrtuar mundësia për të vaksinuar moshat 12 vjet e tutje. Qeveria gjithashtu ka ndarë mbi 88 mijë euro për angazhimin e 50 infermierëve shtesë në procesin e vaksinimit.
Tv Klan
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!