Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur intensivisht punën parapërgatitore për zgjedhjet e 25 prillit dhe nuk ka kursyer një apel për të gjithë qytetarët. Ajo fton të gjithë qytetarët me të drejtë vote të verifikojnë emrin e tyre në listën e zgjedhësve, si dhe vendndodhjen e qendrës së tyre të votimit.
Kontrolli i listës së zgjedhësve dhe i vendndodhjes së qendrës së votimit mundet të bëhet duke klikuar në rubrikën “Lista e Zgjedhësve” në faqen e internetit të të KQZ-së , ose atë të Ministrisë së Brendshme.
Sipas KQZ, në rast të konstatimit të paregullsive në të dhënat tuaja, apo dëshironi të ndryshoni ose të shtoni të dhëna në ekstraktin zgjedhor, duhet të paraqiteni menjëherë pranë zyrës së Gjendjes Civile në Njësinë tuaj Administrative.
Gjithashtu, KQZ u bën apel qytetarëve që ju ka mbaruar ose ju mbaron afati i vlefshmërisë së dokumentit të identifikimit (Letërnjoftim/ ose Pasaportë) deri në datën 25 prill që të aplikojnë për rinovimin e tyre.
Procesi i votimit nuk mund të kryhet pa një mjet identifikimi të vlefshëm në ditën e zgjedhjeve. Ndaj, KQZ ju bën thirrje qytetarëve që të mos e lënë për në momentin e fundit por të drejtohen pranë zyrave të kompanisë “Aleat”, për të aplikuar për rinovimin e dokumentit të identifikimit.
Në zgjedhjet e 25 prillit 2021, synohet të implementohet identifikimi elektronik i zgjedhësve, ndaj një dokument i identifikimit i vlefshëm është shumë i rëndësishëm për pjesëmarrjen në votim. Madje për këtë qëllim drejtoresha e komunikimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve Ermina Allushi në programin e edukimit, e ka vënë në dukje me shumë rëndësi vlefshmërinë e kartave, duke iu referuar edhe identifikimit elektronik në hyrje të cdo qendre votimi.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#KQZ#TopChannel
Ещё видео!