5 rajone të Italisë janë në alarm të verdhë nga moti i keq: Bazilikata, Kalabria, Kampania, Sardenja dhe Siçilia. Vërshime uji pati një ditë më parë edhe në Marche, ndërkohë që në zonë vazhdojnë të ndihen edhe paslëkundje tërmeti. Gjatë natës, një tërmet i magnitudës 5.4 u regjistrua pranë ishullit grek të Kretës. Në Sardenjë, - Mbrojtja Civile lëshoi një paralajmërim për kushte të rënduara moti të paktën deri të martën: ishulli duket se do të vazhdojë të mbetet edhe për pak nën pushtetin e shirave të rrëmbyer dhe stuhive. Autoritetet rekomanduan kujdes maksimal sidomos për personat që qarkullojnë me makinë, dhe këshilluan në mënyrë të vecantë që të shmangen nënkalimet apo përdorimi i metrosë, sepse mund të ketë përmbytje të papritura. Një stuhi e dhunshme breshëri, e cila zgjati rreth pesëmbëdhjetë minuta – me kokrra që mbërrinin madhësinë e topave të ping-pongut, goditi Ishujt Aeolian mëngjesin e sotëm duke shkaktuar dëme serioze për të mbjellat. Stuhia e breshërit u pasua me shi të rrëmbyeshëm i cili, në shumë zona i shndërroi rrugët gati në lumenj duke vështirësuar qarkullimin, vec të tjerash për shkak të gurëve e mbeturinave që vërshimi i ujit depozitoi aty. Në Stromboli, për të disatën herë, një lumë balte zbriti nga mali i “zhveshur” prej bimësisë. Disa ditë më parë, stuhi me një forcë të paprecedent, sic u përshkrua nga mediat vendase, shkaktuan kaos në Spanjë duke detyruar mbylljen e përkoheshme të aeroportit të Valencias; ato lanë më mijëra vetë pa energji elektrike e sollën përmbytje të befasishme që i morën jetën një të mituri.
Pamje: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Moti#BE#TopChannelNews
Ещё видео!