Ka shkuar në katër numri i personave të shpallur në kërkim nga ana e Policisë së Shtetit si autorë të dyshuar të sherrit masiv të ndodhur në një resort në fshatin Palasë në orët e para të së dielës.
Nga sherri masiv mes dy grupeve të rinjsh la pas dy persona të plagosur, njëri prej të cilëve, sipas burimeve, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Në kërkim u shpallën fillimisht 28 vjeçari Xhoni Spaho banues në Tiranë dhe Genti Baleci 49 vjec banues në Durrës. Ndërkohë, policia njoftoi përmes një deklarate të dytë se ka shpallur në kërkim edhe shtetasit me iniciale F.B., dhe K.C.
Nga pamjet filmike shihet se disa persona ndërhynë për të shmangur përshkallëzimin e konfliktit, ndërsa një tjetër shtrihet në tokë pa ndjenja.
Pamjet filmike u sekuestruan nga grupi hetimor pas ngjarjes, ku u bë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e Genti Balecit, që sipas policisë, shihet që edhe ai u përfshi në këtë sherr.
Nuk dihet se si nisi konflikti mes tyre dhe as nëse ka qenë i çastit apo i hershëm, por policia thotë se ndodhi për motive që konsiderohen të dobëta.
Materialet hetimore i janë referuar prokurorisë, e cila pritet të zbardhë ngjarjen.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Palasë#Sherr
Ещё видео!