Ushtria ukrainase deklaroi së fundmi se ka arritur një prej fitoreve më të mëdha që prej nisjes së kundërofensivës së saj disa muaj më parë, duke marrë kontrollin e plaformave të naftës në Krime, të cilat ishin zaptuar nga ushtria ruse që prej vitit 2015.
Zotërimi i këtyre poziioneve në Detin e Zi, cilësohet për shumë ekspertë të luftës si një hap kyc dhe vendimtar të Ukrainës për të marrë në kontroll të gjithë Krimenë.
Që kur i pushtoi platformat e naftës në 2015, Rusia i ka përdorur ato si pista për helikopterët ushtarakë dhe për lëshimin e raketave me rreze të gjatë.
Me rimarrjen e këtyre platformave, Kievi siguron edhe një burim energjetik tepër të nevojshëm për luftën.
Pak orë më parë, presidenti rus, Vladimir Putin mohoi një avancim të forcave ukrainase në fushën e betejës, duke e cilësuar një dështim të plotë të ashtuquajturën kundërofensivë të Kievit.
Sipas kreut të Kremlinit, vetëm në muajt e fundit ukraina ka goditje shumë të rënda pasi sipas tij më shumë se 71 mijë ushtarë janë vrarë nga trupat ruse.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#ukraina Krime
Ещё видео!