Subscribe: [ Ссылка ]
Web: [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Twitter: [ Ссылка ]
Instagram: [ Ссылка ]
TikTok: [ Ссылка ]
Njësoj si çdo sektor tjetër, edhe bujqësia vuan largimin e fuqisë punëtore. Për të ndaluar këtë fenomen, kryeministri Edi Rama paralajmëroi sipërmarrësit në bujqësi se do të përjashtohen nga mbështetja financiare, nëse nuk rishikojnë pagat e punonjësve të tyre. EDI RAMA KRYEMINISTER “Për kompanitë në këtë sektor ne do ta lidhim këtë mr fondrt e projektet. Duke vendosur një dysheme të arsyeshme, por ta bëjmë gjithmknë e më të vëdhtieë qe të merren fknde me paga të paarsyeshme për punëtorët dhe paga që merren gjysma ashtu e gjysma kështu. Ata njerëz qs keni trajnuar, stërvitur, mësuae, mos i merrni për të sigurt që do ti keni aty nëse nuk do ti oaguani aq sa merjtojnë. Kur të ikën nje nga ata, është njësoj sikur të këputet një krah. Por është vonë në atë moment. Koha kur njerëzit punonin me ata paga, ka ikur. Nuk i mbijeton dky të nesërmes nëse sot të lënë ushtarët me te cilet bën betejën çso djtë, që nga roja.” Veç nevojës për krah pune, fermerët kërkojnë edhe më shumë informacion mbi çmimet ditore të çdo produkti, vendi apo importi, për të shmangur abuzimet. Këto të dhëna tashmë do t’i gjejnë në Portalin e Fermerit, të prezantuar këtë të premte nga Ministria e Bujqësisë. EDI RAMA KRYEMINISTER “Kemi parë momente abuzimi nga disa grumbullues, ky portal bën transparencë të plotë të çmimeve dhe çdo mëngjes pa dalë nga shtëpia, fermeri hap dhe shikon sa janë çmimet. Në portal sheh cilat janë rrugët per të marrë financim dhr çfaeë kanë berë ata që kanë marrë financim.” FRIDA KRIFCA MINISTRE E BUJQESISE “Ndërtuam një platformë me te gjithë informacionin që i duhet fermerit. Integrohen çmimet ditore të pikave të grumbullimit. Tashmë janë në syrin e ministrisë, tatimeve, konkurrencës, por edhe vete fermerëve. Informacioni tashmë është në xhepin e çdo fermeri.” Në portal fermerët mund të aksesojnë informacion edhe për pikat e grumbullimit, mënyrës sesi mund të mbështeten financiarisht, për tokat që mund të marrin me qira apo edhe për ofertat e farmacive bujqësore.
Ещё видео!