Arkiva - Tv Klan 1998-2012; Pamje te ish Kryetarit te Partise Socialiste Fatos Nano, duke zbritur nga makina, ne Parlament.
Ish Kryeministri dhe ish Kryetari i Socialisteve, Fatos Nano është rikthyer në jetën politike shqiptare. Pas 6 muajsh mungesë Nano ka marrë pjesë në punimet e Parlamentit, madje ka folur i pari. Nano është ulur përkrah ish zëvëndëskryeministrit Fino. Në fjalën e tij Nano u shpreh se asnjë Qeveri nuk duhet t'a përdorë Kosovën për kredo politike.
Fatos Nano : Ka një konvergjencë siç e thashë në deklaratën time të politikës shqiptare me faktorët politikë shqiptarë në Kosovë në linjat dhe në hullitë tashme të publikuara të Grupit të Kontaktit, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Europian për zgjidhjen hap pas hapi në shinat e autonomisë dhe të institucionalizimit të shoqërisë civile të institucioneve demokratike në Kosovë. E ardhmja është e hapur kështu që nuk ka pse ngutet askush.
Gazetari: Si ju priti grupi parlamentar?
Fatos Nano: Me mall dhe ky ishte reciprok.
Gazetari: Si e vlerësoni punën e Qeverisë Majko për Kosovën?
Fatos Nano: Po bën përpjekjet e nevojshme për të ruajtur rolin e dorës së parë që duhet të ketë Shqipëria si interlokutor dhe si shteti amë. Natyrisht ka ende shumë për të bërë dhe Parlamenti për këtë qëllim punon.
Gazetari: Çfarë note do t'i veni Qeverisë Majko
Fatos Nano: Kam nja 12 vjet që nuk marr studentë në provim dhe studentët e mi përgjithësisht kanë ecur mirë.
Gazetari: Dhe Majko?
Fatos Nano: Nuk ka qënë studenti im. Jam mjaft komod në mjedisin politik që kam krijuar vetë.
Gazetari: Keni gjetur shumë socialistë të rinj për t'ju mbështetur?
Fatos Nano: Ka shumë po duhen prishur ca gardhe që të ... Këtë përgjigje do t'a merrni në kohën e duhur.
Gazetar : Vladimir Lame
Ещё видео!