Subscribe në Ora News këtu [ Ссылка ]
Biznesmeni, Tefik Hyka, mbeti i plagosur paraditen e sotme në një atentat me armë zjarri në kryeqytet.
Ngjarja u shënua rreth orës 10:25 minuta në verandën e një lokali në afërsi të stadiumit “Selman Stërmasi”, ku dy persona me motor kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij.
Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, ish-pronari i një fabrike tullash në Vorë ka marrë plagë në kokë dhe ndodhet në Spitalin e Traumës për trajtim mjekësor.
“Më datë 28.06.2017, rreth orës 10:25, tek numri i emergjencave 112, ka ardhur një telefonatë për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Gjin Bue Shpata”.Menjëherë janë nisur shërbimet e Policisë të cilët kanë konstatuar se në verandën e një lokali, është qëlluar me armë zjarri shtetasi T. H., rreth 56 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.Nga hetimet paraprake dyshohet se kanë qenë dy autorë, të cilët janë larguar me një motor” informoi policia.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Ещё видео!