Subscribe: [ Ссылка ]
Web: [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Twitter: [ Ссылка ]
Instagram: [ Ссылка ]
TikTok: [ Ссылка ]
Ka mbërritur në Porin e Vlorës mëngjesin e kësaj të premteje anija me dy gjeneratorë që do të prodhojë energji elektrike.
Mjeti lundrues u ankorua në terminalin Vlora-1, ku bëri të mundur shkarkimin e gjeneratorëve të marrë me qera nga qeveria, të cilët do të plotësojnë një pjesë të nevojave energjetike në vend.
Mbërritja e anijes u prit me protesta. Një grup ambientalistësh dhe qytetarësh u mblodhën pranë terminalit të portit. Ata kundërshtuan vendosjen e gjeneratorëve në bregdet me argumentin se shkakton ndotje ekologjike por jo vetëm.
Me afrimin e kësaj ndotje ambientale ne si biznes i bie të marrim nëj goditje direkt. Kundërshtojmë vendosjen e këtyre dy anijeve si investitorë.
kemi probleme si në planin ekonomik, atë ekologjik dhe në planin ligjor. Nga llogaritjet që kemi bërë ne llogaritet një koste prej 700 milion eurosh për dy vjetë. Katër muajt e fundit klauzola mund të ndërpritet janë 12 mln euro dhe subjekti mund të kthej 25% do marrë 9 mln euro të thata pa asnjë punë të kryer.
Dy platformat e gjeneratorëve të ardhur nga Bangladeshi, pritet që të përmbushin 15% të kërkesës së vendit për energji. Marrëveshja për ardhjen e tyre u nënshkrua me mbështetje të SHBA-së me një afat 2-vjeçar. Ndërkohë opozita ka akuzuar qeverinë se kostoja do jetë mbi 700 milionë euro, ndërsa dëmi në mjedis do të jetë i parikuperueshëm.
Ещё видео!