Rruga nga Ura e Çerenecit në Dibër deri në Librazhd është e degraduar.
“Rruga nga Cereneci në Ostren është skandali më i madh që ekziston në botë”, u shpreh një qytetar.
Një tjetër qytetar u shpreh për ABC News se rruga është e degraduar dhe se makinat apo taksitë kanë vështirësi për të kaluar. Ata shprehen se edhe për traktorët me zinxhirë është e vështirë.
“Shihe...kjo është rruga, shihe sa është gropa. Humb traktori me zinxhirë, jo më makinat e taksitë”, u shpreh një tjetër qytetar.
Banorët e zonës tregojnë se nuk është investuar që nga koha e Enver Hoxhës ata tregojnë vështirësitë me të cilat përballen çdo ditë, ndërsa me krenari theksojnë faktin se shqiptarët janë “Mit Sokola”, pavarësisht se ndjehen të lënë menjëanë nga autoritetet.
“Rruga është mizerie. Ka që në kohë të Enverit, keq është”, tha ai.
“Ne shqiptarët jemi Mit Sokola, por nuk ka vënë dorë njeri”, tha një tjetër banor.
Ky aks nisi të ndërtohej nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, por punimet u ndërprenë 6 vite më parë, pasi paratë e fondit kaluan nga infrastruktura rurale turistike në “Rilindjen” urbane.
“8 vjet dhe ky sistem nuk ka vënë një lopatë në këtë vend”, tha një tjetër qytetar.
Ky ndryshim penalizoi rrugën që do të lidhte Dibrën me Librazhdin.
Segmenti nga ura e Cerenecit drejt Stëblevës kalon mes për mes zonës së Gollobordës, dhe lidh 13 fshatra.
Kjo rrugë nisi punimet në vitin 2011 dhe do të shërbente si unaza verilindore.
Rruga është në gjendje të mjerueshme. Gropat vështirësojnë kalimin. Të vetmet që mund të lëvizin janë furgona dhe fuoristrada.
“Ndërrojmë makinat i blejmë, por i shkatërrojmë në këto lloj rrugësh”, shprehet një banor.
Banorët thonë se pas braktisjes së punimeve kjo rrugë ka ngelur nën administrimin e Bashkisë Bulqizë.
“Në 2013, pas kalimit të pushtit nga e djathta te e majta, kjo rrugë ka mbetur në këtë mënyrë”, u shpreh ai.
Të tjerë qytetarë thonë së gjatë gjithë kësaj kohë Bashkia e ka lënë në atë gjendje dhe se nuk ka investuar as për një makinë çakull.
“Bashkia as edhe një makinë çakull nuk e ka hedhur në këtë rrugë”, tha ai.
Për të shkuar nga Ura e Çerenecit deri në Ostren, në Qendrën Administrative të Gollobordës duhet rreth 2 orë edhe pse është vetëm 15 km, ndërsa makinat e vogla e kanë thuajse të pamundur të lëvizin.
/abcnews.al/
Per informacionet me te fundit klikoni:
Web: [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram: [ Ссылка ]
Subscribe kanalin tone ne: youtube:[ Ссылка ]
#abcnews #abcnewsalbania
Ещё видео!