Kur kanë mbetur 4 muaj nga beteja elektorale për 14 Majin, Sali Berisha paralajmëroi Kryeministrin Rama se nëse prek zgjedhjet Partia Demokratike nuk do t’i njohë ato. Përmes një komunikimi në rrjetet sociale, kryedemokrati akuzoi kreun e qeverisë se ka shumëfishuar përpjekjet për të vjedhur votat.
“Demokratët nuk do të njohin kurrë një proces zgjedhor të bazuar në votën e vjedhur”, tha ai.
Kryeministrin e paralajmëroi për fundin që e pret nëse pengon regjistrimin e Partisë Demokratike në zgjedhje.
“Kjo është një betejë për jetë a vdekje. Shqiptarët do t’i përgjigjen Edi Ramës me të gjitha format për të mbrojtur pluralizmin, për të mbrojtur votën dhe demokracinë”, u shpreh Berisha.
Demokratët i ftoi të bëjnë dallimin mes “pengjeve” dhe atyre që mendojnë ndryshe nga ai, teksa tha se Basha e Alibeaj janë në pazar me Edi Ramën.
“Basha ishte marrë peng. Alibasha është një peng. Pengjet nuk ka forcë në botë që mund t’i shpengojë. Të tjerët tek tuk ndjekin tenderat. Ata nuk mbrojnë interesat e demokratëve”.
Lirinë e sheh si rrugën e vetme të bashkimit mes demokratëve.
“Çdo grup deputetësh apo kushdoqoftë nëse ka kundërshti me Sali Berishën apo kryesinë le të krijojë fraksionin e tyre, por qëndrimi larg zgjedhësve i dëmton çdo ditë që kalon”.
Berisha iu rikthye akuzave për inceneratorin e Tiranës, duke shigjetuar kryebashkiakun Veliaj.
I bindur në fitoren e kandidatëve demokratë në zgjedhjet lokale të 14 Majit, Berisha tha se 2023-i do jetë fundi i regjimit të Ramës që bazohet në vjedhje, krim e drogë.
Tv Klan
#saliberisha #edirama
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!