Ushtarët ukrainas e kanë të qartë se cilët janë rreziqet e përdorimit të një telefoni celular në vijën e frontit, dhe rregullat për këtë atyre u janë bërë të njohura prej kohësh, që nga fillimi i konfliktit me separatistët pro rusë në lindje të vendit në 2014-ën. Tani, prova të reja tregojnë se rrjetet e telefonisë së lëvizshme tani po kthehen në armë dhe po përdoren si një instrument i ri lufte me secilën nga palët, si Moskën ashtu edhe Kievin, që gjurmojnë telefonat e ushtarëve. Rreziku i përdorimit të celularëve në fushëbetejë ka ridalë në dritë pasi rusia fajësoi pikërisht telefonat celularë që u përdorën nga ushtarët e saj për një sulm vdekjeprurës me raketa të Ukrainës, në Makiivka, që sipas Kievit vrau rreth 400 ushtarë rusë. Disa mjete që imitojnë një antenë telefonësh janë vendosur brenda dronëve apo kamionëve dhe cohen në fushëbetejë për të gjurmuar sinjalet e telefonëve përreth. Simuluesit kapin sinjalin dhe përcaktojnë vendndodhjen duke krijuar mundësinë që artileria të godasë. Si ukraina, ashtu edhe Rusia, kanë sisteme dhe teknologji të ngjashme që po e shfrytëzojnë në fushëbetejë. Por, ndërsa nuk dihet se cfarë ndodh në ushtrinë e Putinit, ajo e Zelenskit e ka një manual me këshilla, gati për ushtarët. Këshilla e parë është: Lëreni kartën tuaj SIM në shtëpi. Nëse planifikon të bësh një telefonatë, largohu 400 ose 500 metra nga pozicionet e skuadrës. Mos u largo i vetëm, merr një shok të armatosur që të bëjë roje. Vendi më i mirë për të bërë një telefonatë është një pozicion me shumë civilë... gjithnjë mbaje telefonin të fikur, jeta jote varet prej tij. Raketat Grad do të godasin gjithë skuadrën tënde në të kundërt. Madje, ushtarët këshillohen edhe të mos rimbushin kartat me ndihmën e banorëve lokalë...me gjasë, ndonjë prej tyre mund të punojë për armikun...Madje, manuali u kërkon ushtarëve ukrainas të mos ua ndajnë sytë as shokëve të tyre. Njëri prej tyre mund ti telefonojë të dashurës, dhe një orë më pas pozicionet e skuadrës mund të sulmohen...Dhe në fund, një kujtesë: Armiku mund të jetë në cdo moment duke dëgjuar bisedën tënde, pavarësisht se cfarë karte sim apo operatori telefonik po përdor.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Telefonat#Fushëbetejë
Ещё видео!