E teksa numri i të infektuarve me Covid ka pësuar rritje, të njëjtin trend kanë pasur edhe shtrimet në spital. Ndonëse në shifra më të ulëta se infektimet, shumica e të shtruarve në spitalin Covid 3 janë pacientë mbi 60 vjeç dhe me sëmundje bashkëshoqëruese.
“Ka një grupmoshë të caktuar që po hospitalizohet tek ne. Kryesisht është grupmosha nga 60-80 vjeç, janë pacientë me sëmundje shoqëruese, dominon sëmundja e diabetit apo pacientë me probleme kardiake, por edhe imunodepres, ku futen pacientë me probleme gjaku apo probleme onkologjike”.
Të shtruarit në spital janë pacientë që janë vaksinuar vetëm me një ose dy doza para një viti, si dhe të tjerë të pavaksinuar.
“Nga pacientët që janë shtruar nuk ka pasur pacientë që kanë qenë të hospitalizuar tek ne përpara. Janë pacientë të pavaksinuar, ose me një ose dy doza të vaksinës. Janë persona të vaksinuar përpara marsit edhe prillit”.
Ndryshe nga shenjat klinike bazë si temperaturë apo kollë, të shtruarit në spital janë paraqitur edhe me vetëm diarre apo dhimbje stomaku.
“Është më i lehtë. Janë pak të çuditshme, nuk kanë shenjat klinike më parë. Vijnë pacientë me dhimbe stomaku, infarktit kardiak…”.
Në spitalin Covid 3, çdo ditë shtrohen mesatarisht 5 pacientë.
Tv Klan
#covid19 #infektimecovid
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!