[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Ministri i Brendshëm gjerman Thomas de Maiziere nuk ka thënë që krimi i organizuar në Shqipëri ka lidhje edhe me strukturat e shtetit. Ambasada gjermane përgënjeshtron lajmin e dhënë nga disa media në Shqipëri, sipas të cilave ministri De Maiziere shprehet i shqetësuar për lidhjen e krimit me shtetin. Në deklaratë sqarohet se ajo çka ai ka thënë, është e kundërta: në fakt ministri gjerman ka përgëzuar ministrin e brendshëm Tahiri për punën e bërë kundër krimit të organizuar duke qënë se ai ishte bërë shqetësues pasi kishte depërtuar deri në strukturat e shtetit. Por këtu bëhet fjalë për të shkuarën. Nisur prej raportimeve objektivisht te pasakta të disa mediave rreth konferencës për shtyp të Ministrit të Brendshëm Federal të Gjermanisë, z. Thomas de Maizière,rreth gjendjes së krimit të organizuar përcillet më poshtë teksti i Ministrit referuar Shqipërisë: “Unë kam biseduar me Ministrin e Brendshëm së bashku me kolegun tim francez. Ai është i ri në detyrë dhe tejet i angazhuar në luftën kundër krimit të organizuar. Kjo është diçka e vështirë duke konsideruar faktin, që krimi i organizuar kishte depërtuar ndërkohë deri në strukturat e aparatit shtetëror, dhe kërkon - e këtë e them mjaft seriozisht - kurajo personale nga ata që qeverisin”. Disa media në Shqipëri kanë raportuar se deklarata e ministrit Thomas de Maiziere vjen si një akuzë që shteti gjerman po i bën krimit të organizuar në Shqipëri dhe disa drejtuesve të saj të cilët janë të implikuar në këtë fushë. ne një reagim të tijin ne twiteer kryeministri Rama ka shprehur keqardhje për ata cilat kanë lidhur qeverinë me krimin e organizuar. sipas kryeministrit akuzat e ministri gjerman janë për qeverinë e vjetër.
Ещё видео!