Të premten në mëngjes janë larguar edhe 25% e njësiteve të policisë së Kosovës nga hapësirat përreth dhe në objektet komunale në veri.
Në komunën e Leposaviqit kanë mbetur vetëm disa policë, meqë në objekt vazhdon të qëndroj kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi.
Pranë komunës së Leposaviqit qëndrojnë njësitet e KFOR-it që vazhdojnë të jenë përgjegjës për sigurinë në këtë komunë, sikur edhe në komunat e tjera. Numri i policisë që është reduktuar arrin në 50% të atyre që shërbenin në veri që nga dorëheqja e policëve serbë vitin e kaluar.
Një numër i vogël i qytetarëve kanë vazhduar të qëndrojnë përballë komunës, derisa nuk janë regjistruar as incidente.
Deri te ky vendim i reduktimit edhe të 25% tjetër të policisë erdhi pas një takimi që kishin Policia e Kosovës, KFOR-i dhe EULEX-i, ku thonë që situata sidomos përreth komunave është e qetë dhe nuk është i nevojshëm një numër i lartë i pjesëtarëve të policisë.
E njëjta situatë është edhe pranë objektit të komunës së Mitrovicës së Veriut. Në hapësirat e këtij objekti nuk pati pjesëtarë të policisë gjatë mesditës. Në anën tjetër kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë që Kosova po respekton dakordimin e arriur në Bratisllavë, por që reduktimi i policisë nga objektet komunale nuk nënkupton që ata do të largohen nga territori në veri të vendit. Reduktimi i policve është një prej pikave të dakorduara mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian për shtensionim të situatës në veri para zgjedhjeve të parakohshme.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Kosovë#Zgjedhjet#TopChannelNews
Ещё видео!