Zemra e hequr e të ndjerit Saimir Sula në spitalet spanjolle i është dorëzuar pas tre vitesh autoriteteve shqiptare. Lajmin e dha vetë Ministria e Drejtësisë. Ndër të tjera, ministria shton se tashmë organi jetësor do t’i nënshtrohet ekzaminimeve të institutit të mjekësisë ligjore.
Dorëzimi i zemrës së Saimir Sulës nga autoritetet spanjolle erdhi pas këmbënguljes të pareshtura të familjes. Konkretisht e motra, Majlinda bëri ndaj autoriteteve shqiptare, të cilat më pas negociuan me ato spanjolle për gjetjen e organit jetësorë.
31-vjeçari, Saimir Sula humbi jetën më 9 Maj të vitit 2020 pasi shkoi me temperaturë në spital, për të kryer një test PCR, por fatkeqësisht nuk doli më prej atij spitali.
Pas mbërritjes së trupit në Shqipëri, motra e tij konstatoi se i mungonte zemra. E vënë përpara kësaj situate, familja bëri kallëzim në Prokurorinë e Tiranës, e më pas nisën veprimet hetimore të ngjarjes së rëndë.
Krahas autoriteteve shqiptare, hetime po kryhen edhe nga ato spanjolle të cilat po vijojnë verifikime për ekipin mjekësore të spitalit në Barcelonë, aty ku Saimir Sula shkoi gjallë e më pas doli pa zemër.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!