Viti i mbarë për kultivuesit e shalqirit në zonën e Imshtës në Njësinë Administrative Bubullimë. Ndryshe nga viti i kaluar, ku fermerët u përballën me mungesën e tregut dhe bllokimin e shitjes në pikat e grumbullimit, këtë vit edhe pse jemi në mes të sezonit, në tokat e Imshtës nuk gjen më shalqi pa shitur.
Artur Beqiri është një nga fermerët që për 30 vite është marrë me kultivimin e shalqirit. Për të, ky vit është i kënaqshme pasi që nga fillimi i pjekjes dhe deri në përfundim, shitja e shalqirit nuk u ndal në asgjë moment, ku çdo ditë nga Imshta ngarkohen rreth 20 kamionë në ditë.
“Sivjet ka qenë mirë fare. Deri në 50 dynym mbjell. Tani ne këtë kemi zgjedhur, në këtë vend jemi. Po të pushosh ja vlen. Sivjet me eksport kemi shitur më shumë, nuk ka lënë për këtu brenda, shumë pak.”
Ajo që i kënaq më shumë është çmimi me të cilin po shesin produktet e tyre. Nëse vitin e kaluar, 1 kilogramë shitej me 5-10 Lekë, këtë vit çmimi nuk ka rënë poshtë 38 Lekë të reja duke bërë që fermerët të sigurojnë të ardhura të mjaftueshme dhe të kënaqshme.
Ashtu si Arturi, është dhe ky fermer i vjetër, i cili gjatë gjithë kohës që është marrë me bujqësi, si ky vit nuk ka fituar asnjëherë të ardhura.
“Me këtë çmim që ka qenë sivjet, gjynah të qahesh. Sivjet, çmimi ka qenë shumë i bukur.”
Duke parë që kërkesa për shalqi po vazhdon, fermerët po vazhdojnë të zgjerojnë sipërfaqen me shalqirin e vonë i cili del në treg në muajin Shtator ku pretendimi i fermerëve është që të shitet me çmim të lartë.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!