Lulzim Basha vijoi turin e takimeve në Krujë dhe Fushë Krujë.
Kryedemokrati u betua se nuk do të ketë më marrëveshje si ajo e 17 Majit me Edi Ramën. Sipas kryedemokratit zgjidhja e vetme për opozitën, është një qeveri kalimtare që do thërrasë zgjedhje të parakohshme për një parlament të ri.
Zgjodhi Krujën për të garantuar edhe një herë se një marrëveshje si ajo e majit 2017 me Edi Ramën nuk do e firmosë më.
Kjo sepse sipas Lulzim Bashës, e vetmja zgjidhje për krizën politike është një qeveri kalimtare.
Në një qytet që i bazon të ardhurat tek turizmi, Basha tha se kishte gjetur “një gjendje të rendë”.
Plani i demokratëve është ulja e taksave, që krijon frymëmarrje për turizmin por shtrihet edhe ne sektorë të tjerë, tek energjia apo nafta duke ulur me të paktën 300 lekë çmimin.
Ещё видео!