Pasditen e së enjtes në portin e Durrësit policia zhvilloi një operacion antidrogë ku mes bananeve të importuara nga Ekuadori nga kompania Banaking u gjetën të fshehura pako me kokainë në peshë totale 33.5 kilogram.
Policia kishte marrë informacion në lidhje me ngarkesën e bananeve në të cilat ishte futur drogë.
Ngarkesa është nisur më 20 shtator nga Porti “Puerto Bolivar” i Ekuador, 10 ditë më pas është ndalur në Panama. Destinacioni i radhës ka qenë Porti ‘Gioia Tauro’ në Itali ku anija ka qëndruar në këtë Port deri më 21 tetor.
Në Portin e Durrësit ngarkesa mbërriti më 28 tetor, e ndërsa kontrolli I saj me qen antidrogë u bë në 3 nëntor. Policia shpalli në kërkim pronarin e Banaking, Trifon Murataj ndërsa në pranga ranë 3 persona pasi dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë organizuar trafikimin e kokainës.
57 vjeçari Petrit Demishaj u arrestua për trafik të lëndëve narkotike ndërsa operatori i skanerit Alban Naziraj e imazheristi Artur Sevdaraj u arrestuan për falsifikim të kompiuterit. Kjo pasi kontenieri me drogë u skanua dhe dyshohet se të arrestuarit manipuluan pamjet për të dalë të pastra.
Kjo nuk është hera e parë që në kontenierët e Banaking përveç bananeve gjendet edhe kokainë. Rasti më flagrant ishte në 3o dhjetor të vitit të shkuar ku vetë pronari I kompanisë Trifon Murataj kontaktoi 10 orë me vonesë policinë e shtetit se kontejneri me banane I ishte sulmuar në Romanat nga persona të armatosur të cilët u larguan pa marrë asgjë nga ngarkesa. Nga kontrolli I kryer në magazinën e kompanisë në Vaqarr policia sekuestroi 119 kg kokainë dhe vuri në pranga administratorin e firmës Marson Murataj, nipi i Trifon Muratajt dhe dy shoferët e kamionit Gëzim Kalaja dhe Hasan Salihu.
Një rast I dyshuar për trafik të lëndëve narkotike u shënua në korrik të këtij viti ku nga kontejnerët e Banaking u vodhën rreth 49 arka Brenda të cilave nuk dihet çfarë ngarkese kishte. Lidhur me këtë rast, policia e Durrësit ka arrestuar shoferi i kompanisë Nazmi Algjata dhe agjentin e shitjeve të kësaj kompanie Altin Muhametaj. Njëherësh policia arrestoi dhe 20 punonjës të doganës në Portin e Durrësit, të cilët u akuzuan për shpërdorim detyre.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Durres#Ekuador#TopChannelNews
Ещё видео!