#rtvora
Ish ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj gjatë fjalës së tij në seancën parlamentare doli kundër vendimit të ministrit aktual të Brendshëm, Sandër Leshajt për ndryshime në ligjin për vettingun në polici.
Deputeti socialist tha se ndryshimet nuk janë të duhurat dhe se kjo gjë do cënojë cilësinë e vettingut në polici.
Ndërsa theksoi se politika e përbaltjes është riaktivizuar brenda dhe jashtë sallës së parlamentit.
Xhafaj: Nuk është herezi ndryshimi i ligjit. Nuk ka ligj perfekt dhe përher ka vend për reflektime. Gjithsesi në vlerësimin tim, ndryshimet që i bëhen ligjit nuk janë ndryshimet e duhura për disa arsye :
Së pari, druaj se nga ky mekanizëm mund të cenohet pavarësia, paanshmëria dhe besueshmëria e vet procesit. Kemi të bëjmë me një skanim të një lloji të veçantë që në gjykimin tim nuk mund të bëhet, për herë të parë, nga SHCBA, një organ në varësi të Ministrit të Brendshëm. Jo pa qëllim në mekanizmin ekzistues në ligj, për fazën e dytë dhe të tretë, parashikohet që komisionet të përbëhen nga punonjës të vetë organeve që kalojnë me sukses në fazat paraardhëse.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: [ Ссылка ]
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE [ Ссылка ]
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE [ Ссылка ]
Follow Ora News on Instagram Here [ Ссылка ]
Follow Ora News on Twitter [ Ссылка ]
Follow Ora News on Google+ HERE [ Ссылка ]
Ещё видео!