Shtetet e Bashkuara të Amerikës përcaktuan tre shtyllat kryesore ku do të shtrijnë ndikimin në Shqipëri. Në dokumentin zyrtar prej 17 faqesh, parashikohet që pritoritet kyç për selinë diplomatike amerikane në Tiranë të jetë: baza ushtarake, reforma në drejtësi dhe projekte ekonomike.
Në dokument nënvizohet krijimi i selisë së përheshme të Shtabit të Forcave Speciale Operacionale amerikane me bazë në Shqipëri. Trupat ushtarake amerikane mbërritën në Shqipëri në fillim të këtij viti, por ndryshe nga misionet e mëparshme me bazë amerikane, këtë herë nuk ka një datë mbarimi. Sipas SHBA, Forcat e Armatosura Shqiptare po përballen me mangësi të konsiderueshme dhe aktualisht nuk janë në gjendje të përmbushin shumicën e objektivave të NATO-s, ndaj ishte domosdoshmëri ndërhyrja e trupave ushtarakë amerikanë.
Media e lirë dhe shoqëria civile janë konsideruar dy pika kritike nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Krahasuar me homologët e Ballkanit Perëndimor, shoqëria civile dhe media konsiderohen më pak të zhvilluara. Ndihmat që parashikohet të japë Ambasada Amerikane në këtë drejtim pritet të përfundojnë tranzicionin e Shqipërisë nga një vend përfitues të ndihmave në një partner të qëndrueshëm diplomatik. – thuhet në dokument.
Shtetet e Bashkuara, citojnë rankimin e Shqipërisë në vendin e 110 nga 180 vende të botës në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të Transparency International. Ndihma amerikane do të fokusohet në përfundimin e reformës në drejtësi, forcimin e institucioneve të reja dhe përmirësimin e kapaciteteve të qeverisë. Selia diplomatike amerikane në Tiranë pritet të intesifikojë punën në lidhje me mediat dhe t’i shndërrojë ato në avokatët dhe mbikëqyrësit kryesorë të reformave në vend.
Krahasuar me strategjinë e përpiluar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 2018, bie në sy se asokohe prioriteti kryesor i amerikanëve ishte aplikimi ligjeve të reformës në drejtësi dhe funksioni i institucioneve të reja të drejtësisë, institucione që tashmë konsiderohen që po japin frytet e para.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Dokumenti#Uashtingon#TopChannel
Ещё видео!