Ambasadorja Yuri Kim ka shkuar në Kryesinë e Kuvendit. Ambasadorja po zhvillon një takim me kryetaren e parlamentit, Lindita Nikolla. Kim nuk dha asnjë prononcim për mediat në hyrje të kryesisë.
Gazetarja e Klan News, Klesiana Omeri ka raportuar se në fokus të diskutimeve pritet që të jetë çështja e zgjedhjes së Presidentit të ri.
“Pritet që fokusi kryesor të jetë çështja e zgjedhjes së Presidentit të ri, duke qenë se tashmë kemi hyrë në afatet zyrtare të nisjes së negociatave mes palëve për të zgjedhur një kandidat të mundshëm që do të votohet në seancë plenare”, tha Omeri.
Gazetarja raportoi se ka pasur një diskutim sot mes 3 anëtarëve të grupit negociator të PS-së; Taulant Balla, Elisa Spiropali dhe Damian Gjiknuri. Por nuk dihet nëse diskutimi është bërë edhe me PD duke qenë se mes selisë blu ka pasur diskutime të shumta.
“Të paktën ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar që nuk do ta votojë kandidatin që do të propozohet nga PS, ndërsa nga ana tjetër ka pasur një tjetër reagim nga pala tjetër brenda PD që theksojnë se ende nuk kanë vendosur asgjë për çështjen e Presidentit. Këto diskutime duket se do të jenë në fokusin edhe të takimit të ditës së sotme të ambasadores Yuri Kim me kryeparlamentaren, Lindita Nikolla”, raportoi gazetarja./tvklan.al
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!