#oranews #rrugacabej #banorettecabej #tirane #erionveliaj #bashkaitirane #infrastukturatirane #shorts
Shtatori erdhi e së bashku me të u rikthyen dhe shirat. Në shumë lagje të Tiranës janë rikthyer pellgjet me ujë.
"I thoni Edi Ramës skafet që bllokoi andej ti sjellë këtu se na duhen për të kaluar rrugën. Nuk ka ku të kalojnë njerëzit e fëmijët. Ka dhe gropa na u dëmtuan makinat. Të paktën të hedhin çakull se lanë nam" thonë banorët. Kjo situatë ka shumë vite dhe në dijeni prej kohësh është vënë dhe kryebashkiaku Erion Veliaj
"Ja kam çuar me foto se si është gjendja," tha një banor.
Ai premtoi se do të merrej me rastin, por situata vijon të jetë e njëjtë. "E pyes se kur, por nuk kthen përgjigje. I kam dërguar edhe foto sërish dhe asgjë.
Unë kam 7 vjet këtu dhe po e njëjta rrugë është. Do ta bëj sot, do ta bëj nesër. Andej lart i bëjnë rrugët, këtu jo. Votat i duan, të gjitha i duan. Duan të hanë për vete, për ne s'mendon njeri," thonë ata.
Për banorët përgjegjësia është e kryebashkiakut.
"Këtu në verë e dimër, në shi e breshër. Është ulërimë! I thoni z. Veliaj, kryetarit të bashkisë për 8 vite që unë jam administrator i këtyre pesë pallateve, se ka marrë rreth 1 miliard lekë dhe nuk na ka dhënë asnjë lekë shpërblim për të rregulluar rrugën. Se ku i ka çuar nuk e di. 8 vjet na ka lënë në shkretëtirë," thotë ai.
650 familje në zonën e Kombinatit ose ndryshe siç njihen Pallatet "Çabej" u është kthyer jetesa në tmerr e situata është akoma më shqetësuese për fëmijët të cilët janë të detyruar të luajnë mes llumit.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!