E tensionuar ishte situata në veri të Kosovës mëngjesin e së martës pas një aksioni të policisë së Kosovës në kuadër të luftës ndaj kontrabandës në veri. Gjashtë persona janë plagosur 4 prej të cilëve nga Policia e Kosovës e 2 serbë të veriut.
Në rezistencë ka hasur policia e Kosovës gjatë një aksioni që ka ndërmarrë për luftimin e kontrabandës në veri të Kosovës.
Banorët lokal serb i janë kundërpërgjigjur me armë aksionit të policisë ku 6 persona mbetën të plagosur.
Me urdhër të Prokurorisë speciale aksioni ka nisur rreth orës 2 të mëngjesit fillimisht nga inspektorati policor dhe njësitë patrulluese policore derisa më vonë ka ardhur në ndihmë njësia special e Policisë.
Policia ka arrestuar 19 zyrtarë policor e doganierë si dhe 9 qytetarë përfshirë shqiptarë, serbë dhe boshnjak. Këtij aksioni policor i ka paraprirë një hetim njëmujor i IPK-së.
Derisa janë hequr edhe barrikadat e vendosura nga serbët lokal. Presidenti Hashim Thaçi tha se aksioni në veri të vendit nuk është kundër serbëve në Kosovë, por kundër grupeve kriminale.
Është arrestuar edhe një rus që është veshur në petkun e diplomatit por që ka penguar. Ndërsa UNMIK-u ka kërkuar lirimin e dy punëtorëve të vet që janë ndaluar sot gjatë aksionit të Policisë në veri.
KFOR-i ka konfirmuar se në këtë aksion policor nuk është përfshirë fare KFOR-i dhe as FSK-ja. Ka reaguar lëvizja Vetëvendosje e cila thotë se aksioni në veri dëshmoi se Policia e Kosovës ka kapacitete./ABC News Albania 24/7
Ещё видео!