Subscribe në Ora News këtu [ Ссылка ]
Ora News ka ndjekur një ditë nga fushata e kryeministrit ne Berat, dhe sjell detaje që nga organizimi i takimit deri tek fikja e kamerave të transmetimit direkt.
Po ashtu vjen dhe një intervistë me shefin e qeverisë, i cili shuan kureshjen e jelekut antiplumb, arsyen e përsëritjes së fjalimeve por dhe pse maxhoranca duhet të fitojë në shumë bashki. Materiali është përgatitur nga gazetarja Klementina Cenkollari dhe
Tiranë- Me stafin e kryeministrisë, kemi rënë dakord, të vëzhgojmë me kameran e Ora News, takimin elektoral të Beratit, i fiksuar për në orën 20.00.
Udhëtojmë drejt qytetit…
Rruga e re është pothuajse e përfunduar. Kryeministri e ka thirrur jo pak herë në ndihmë në fjalimet e tij, realizimin e këtij aksi.
Në zonën e Urës Vajgurore, takojmë bashkëudhëtarët e përhershëm të turit elektoral të socialistëve, të rinjtë e forumit rinor eurosocialist. Nuk e refuzojmë ftesën për të bërë pjesën e mbetur të rrugës me autobuzin e veshur me numrin 23 dhe mbishkrimin “Drejtimi i duhur”.
Sapo kanë përfunduar një tjetër takim fushate, është koha për të mbledhur energji për takimin e radhës, pse jo edhe për një rifreskim të makjazhit.
Tefiku, ka qenë me socialsitët edhe në fushatën e 2013-ës, i pëlqente më shumë emocioni opozitar:
“Në 2013-n ishte një emocion i madh, nga 8 vite në opozitë, nuk e përshkruaj dot edhe sot kur e kujtoj” thotë ai.
Ndërsa Ledjonin, kur e pyet nëse iu bashkua PS për të gjetur një vend pune, ta pret shkurt: “Ska lidhje fare”.
Për më shumë klikoni në [ Ссылка ]
Ещё видео!