Në daljen e tij të parë publike për mediat pasi la detyrën e Presidentit, Ilir Meta shkoi në selinë e LSI. Por kur u pyet nga gazetarët nëse do ta marrë sërish drejtimin e partisë u përgjigj kështu.
“Nuk jam këtu për të marrë drejtimin e LSI sepse këtë drejtim e lashë me vullnet të lirë dhe ndërgjegje të lirë para 5 viteve për arsye të rrethanave që u krijuan në vend me synim tejkalimin e një ngërçi artificial që u krijua atëherë. Unë jam këtu për të sjellë mesazhin e popullit të 2 Marsit pjesë e së cilit ka qenë edhe LSI në ato momente dhe për t’u bashkuar të gjithë së bashku në triumfin e mesazhit të 2 Marsit. Triumfi i mesazhit të 2 Marsit është që sovraniteti i Shqipërisë i përket popullit”, u shpreh Meta.
Meta u pyet nëse do të krijojë një parti të re dhe tha se përpara i pret partia e referendumit. Gjatë fjalës së tij, Meta vuri theksin pikërisht tek referendumi, që sipas tij do të shpëtojë integrimin europian të Shqipërisë.
“Paria e referendumit na pret përpara. Është partia e popullit të 2 Marsit. Kjo zgjidh çdo problem në Shqipëri, që nga problemi i oligarkëve, i kleptokracisë. Referendumi do të jetë shpata e Demokleut mbi të gjithë ata që abuzojnë me besimin e popullit të Shqipërisë dhe me ata që kanë vonuar integrimin europian të Shqipërisë. Referendumi do ta shpëtojë integrimin europian të Shqipërisë në një mënyrë mahnitëse”.
Për bashkëpunimin me Sali Berishën, Ilir Meta tha se, “Do të bashkëpunojmë me çdo shqiptar të ndershëm, patriotë dhe demokratë që do të triumfojë sovraniteti i nëpërkëmbur i popullit të Shqiptarisë”.
Sipas ish-Presidentit, Shqipërinë tanimë e ndryshon vetëm referendumi.
“Nuk jam në garë as me Berishën dhe nuk kam qenë në garë as me Lulushin. I pres që më 2 Mars të gjithë të bashkohen për t’ia dhënë fuqinë popullit shqiptar. Shqipërinë nuk e ndryshon dot as Ilir Meta, as Sali Berisha dhe askush tjetër. Shqipërinë e ndryshon vetëm referendumi. Referendumi është primare e primareve. Referendumi është tani vetë Shqipëria sepse është vënë në pikëpyetje ekzistenca e shtetit, e së ardhmes së këtij vendi”, u shpreh Meta./tvklan.al
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!