Socialisti Damian Gjiknuri në një lidhje live për Klan News me gazetarin Besard Jacaj, nga Kalifornia u shpreh se ka një fluks të madh në votime në këtë shtet.
Gjiknuri duke e lidhur me zgjedhjet në Shqipëri tha se edhe vendi jonë nuk është shumë mbrapa sa i takon standardeve të administrimit të votës, madje sipas tij ne kemi procedura shumë më të sigurta sa i përket identifikimit.
Damian Gjiknuri: Ka një fluks shumë të madh, mund të themi se pjesëmarrja duket shumë e lartë. Ka votues përmes postës ku ndonjëherë merr më shumë kohë dhe ka qëlluar që të jetë objekt diskutimesh sidomos kur rezultati është shumë i ngushtë. Këtu votimi është përgjithësisht elektronik dhe për disa gjëra janë më tolerant se ne, pra nuk është ajo disiplina strikte. Këtu procesi është më i relaksuar, por ka edhe këtu incidente si thirrje dhe provokime. Procesi është i mirëorganizuar dhe votimi është kryesisht elektronik. Nuk është se Shqipëria është shumë mbrapa sa i përket standarteve të administrimit të votës madje ne kemi procedura shumë më të sigurta sa i përket identifikimit pasi këtu shtetasit paraqiten edhe pa ID dhe në Shqipëri është shumë strikte dhe kjo ka ardhur për shkak të luftës së vazhdueshme politike.
Ndër të tjera Gjiknuri u shpreh se Kalifornia anon më shumë nga demokratët, por në këtë shtet ka zgjedhje më të forta sa i përket Kongresit.
Damian Gjiknuri: Kalifornia anon nga demokratët dhe këtu ka zgjedhje më të forta sa i përket kongresit ku disa vende të Kongresit në Kaliforni mund të ndryshojnë mazhornacën e Kongresit në Kongresin që pritet të dalë nga këto zgjedhje. Predominon ajo që është politika liberale dhe ju e dini që politika në Amerikë më shumë ndahen në shtatë shtete dhe ndryshe nga vendet e tjera janë shtatë shtete në lojë dhe gara është më e ngushtë pasi më para ndahej në një apo dy shtete. Këtë herë kemi një çudi që janë shtatë shtete dhe zgjehdjet janë të paparashikueshme se si do të shkojnë sa i përket zgjedhjeve për President.
Sa i takon komunitetit shqiptar në Amerikë, Gjiknuri theksoi se ato janë të ndarë dhe votojnë mbi bazë të interesave personale. Sipas tij komuniteti shqiptarë në SHBA nuk janë aq të organizuar dhe të mëdhenj në numër sa të ndikojnë zgjedhjet.
Damian Gjiknuri: Shqiptarët shohin më shumë interesin e tyre si qytetarë të Amerikës. Komuniteti shqiptar këtu janë të ndarë sepse votojnë mbi bazë të interesave personale. Dihet se politika e Trump është më shumë te faktori ekonmik, pra më i besuehsme për votuesit amerikan, ku politika e Harris është më liberale që mbase mund t’i leverdisë një pjese të komunitetev të caktuara. Kështu që është shumë e vështirë ta gruposh apo të thuash që shqiptarët kanë një komunitet të organizuar politk në numër aq të madh sa mund të ndikojnë në zgjedhjen e ndonjë kandidati. Çdo deklaratë e tillë sipas meje do të ishte absurd.
Deputeti i PS tha se pas rezultateve të zgjedhjeve kushdo që të jetë fitues nuk do të ketë një ndryshim të madh në politikën e SHBA-së në lidhje me Shqipërinë.
Damian Gjiknuri: Unë mendoj se nuk do të ketë një ndryshim të madh të politikës së SHBA në lidhje me Shqipërinë pasi e para interesi amerikan është i fokusuar në pjesë të tjera të globit ku janë dhe interesat më të mëdha qoftë ekonomike apo të sigurisë. Ballkani Perëndimor ka një proces drejt rrugës së Bahskimit Europian dhe SHBA pavarësisht se kush fiton këtu do të jenë mbështetës të procesit të integrimit të Shqipërisë në BE. Mund të ketë ndryshime të karakterit global, por nuk mendoj që do të ketë ndikim të madh në Shqipëri.
Ndër të tjera Gjiknuri u shpreh se të dy kandidatët shprehen se do të ndikojnë në rikthimin e paqes në vendet e përfshira në luftë.
Damian Gjiknuri: Politika e Trump është Amerika e para, duke prishur atë që quhet tregtia e lirë dhe kjo për intereasat e popullit të tij. Në planin ndërkomëbatre dihet që politika e Trump ka qëndrime më të ndryshme sa i takon konflikteve. Të dy presidentët besoj thonë se me ardhjen e tyre do të ndikojnë në një paqe më të shpejtë.
Damian Gjiknuri u shpreh se pritet që të jetë një proces i qetë votimi.
Në hapësirën informative maratonë kushtuar Zgjedhjeve Presidenciale në SHBAme gazetarin #BesardJacaj në Televizionin Kombëtar Klan News ishte i ftuar deputeti i PS, Damian Gjiknuri.
Intervista u zhvillua rreth zgjedhjeve në SHBA.
Ndiqni bisedën e plotë dhe komentoni mendimin tuaj…
#BesardJacaj #KlanNewslajme
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!