Dy gjykata në Itali kanë vendosur ta kundërshtojnë dekretin e qeverisë italiane lidhur me emigrantët, me anë të cilit u riklasifikuan vendet nga vijnë këta të fundit, pra nëse janë të sigurta ose jo.
Dekreti i miratuar nga qeveria Meloni, që synonte të kishte një listë të qartë të vendeve të sigurta për ta bërë të zbatueshëm marrëveshjen me Shqipërinë, po e vë atë sërish në rrezik për shkak se dy gjyqtarë kanë vendosur ndryshe.
Një gjyqtar në Katania jo vetëm që ka kundërshtuar legjitimitetin e ndalimit të një të mituri egjiptian, por ka shkruar në vendim se Egjipti nuk mund të konsiderohej një vend i sigurt, ndryshe nga lista e re që ka hartuar qeveria italiane.
Gjyqtari thotë se dekreti i qeverisë Meloni nuk mund ta privojë një gjyqtar të marrë një vendime kundër, por nëse ekzekutivi ka ankesa mund ti drejtohet gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian.
Kjo ishte hera e dytë që kundërshtohet transferimi i emigrantëve në Shqipëri, pas vendimit që mori një Gjykatë në Romë për 12 personat e parë që mbërritën në Gjadër, çështje që gjithashtu ka përfundusar për vlerësim në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Emigrante#TopChannelNews
Ещё видео!