Në deklaratën e përbashkët për shtyp me Kryeministrin Edi Rama, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan u ndal tek Xhamisë së Namazgjasë, për të cilën tha se është dhuratë e popullit turk për ‘motrat e vëllezërit e tyre myslimanë’ në Shqipëri. Erdogan tha kjo xhami do të jetë një vend adhurimi ku do të lulëzojë ndjenja e paqes dhe unitetit.
“Sot së bashku me mikun tim Edi Rama do të hapim Xhaminë e Namazgjasë, e cila është dhuratë e popullit turk për motrat e vëllezërit e tyre myslimanë në Shqipëri. Falenderoj të gjithë ata që kontribuuan në këtë proces. Kjo vepër e shquar, xhamia më e madhe në Ballkan, do të jetë një vend adhurimi ku do të lulëzojë ndjenja e paqes dhe unitetit, vlerat supreme të Islamit. Me këto mendime dua të falenderoj të gjithë miqtë shqiptarë, veçanërisht kryeministrin Rama, për mikpritjen e sinqertë”, tha mes të tjerash Erdogan./tvklan.al
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!