[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Lideri i opozitës Lulzim Basha i ka bere thirrje qeverise te shpalle gjendjen e jashtëzakonshme. Këtë deklarate, kryetari i PD Basha e beri ne fshatin Spiten te Lezhës, ku takoi banoret qe po përballen me situatën e vështirë te përmbytjeve. Nga Lezha, Basha ka akuzuar kryeministrin se ka braktisur vendin ne kohe përmbytjesh duke bere turistin neper bote. Mësohet se sipërfaqja e tokave te përmbytura ne Lezhë është rreth 1 mije hektarë. Shtabi i Emergjencave në këtë bashki sqaron se situate e vështirë mbetet në Klos ku rrëshqitjet e dheut po rrezikojnë disa banesa, ndërkohe qe në Zejmen fadromat dhe mjetet e ushtrisë ndërhyne ne largimin e inerteve qe kishin bllokuar rrugën e vjetër nacionale. Nga ana tjetër, sebashku me ndihmën e ushtrisë, Shtabi i Emergjencave po ndërhyn në Krajën ku po behet e mundur ndërhyrja per ndërtimin e urës ne bashkëpunim me bashkinë dhe ushtrinë.
Ещё видео!