Ky është Ministri i ri i Brendshëm, Dritan Demiraj.
Propozimin për t’u bërë Ministër i Brendshëm e mori një ditë pasi kishte treguar përmes kësaj vidoje aftësitë e tij në kik – boks.
48 – vjeçari shihet duke u stërvitur në artet marciale, ku ka një CV mjaft të pasur, me 47 medalje, kualifikime si dhe kampion disa herë në boks, karate dhe kik – boks.
Kjo video tregon karakterin luftarak të Demirajt, një ish – komando që ka shërbyer me misione paqeruajtëse në Irak e Afganistan dhe që tani do të drejtojë luftën kundër trafiqeve nga zyra e Ministrit të Drejtësisë.
Dritan Demiraj është një ushtarak karriere me 31 vite shërbim, i larguar nga puna në vitin 2013 për shkelje të rregullave në Ushtri.
Tv Klan
Ещё видео!