Subscribe në Ora News këtu [ Ссылка ]
Monika Kryemadhi në një konferencë me gazetarët është shprehur se nuk ka dijeni që deputeti Robert Bitri është larguar nga LSI.
Ajo nënvizoi se Bitri është regjistruar në grupin e deputetëve të pavaruar do përballet me votuesit e tij në Fier.
Gazetarja: Z. Robert Bitri, juridikisht është jashtë grupit tuaj parlamentar. Pse mendoni se nuk po mbani dot brenda gardhit tuaj sa ato deputetë që keni zgjedhur jo më të bindni njerëz të tjerë që të rrisin tregun opozitar
Monika Kryemadhi: Unë besoj se e kam sqaruar çështjen e zotit Bitri. Aktualisht Bitri është anëtar i grupit të LSI
Gazetarja: Juridikisht jo
Monika Kryemadhi: Juridikisht është, ndoshta politikisht jo. Pse është ç'regjistruar nga grupi?
Gazetarja: Po është ç'regjistuar
Monika Kryemadhi: Kur është ç'regjistruar? Jo tek ne nuk ka depozituar dorëheqje. I urojmë punë të mbarë Bitrit nëse është regjistruar në grupin e deputetëve të pavarur. Do të jetë ai që do të përballet me votuesit e LSI në Fier, nuk do të përballemi ne.
Por mendoj që të realizojë qëllimet e tij financiare dhe ekonomike nëse e ka bërë këtë gjë. Më çudite por në grupin tonë nuk është ç'regjistuar. Por nëse e ka bërë këtë gjë… Kjo do të thotë se edhe Ruçi edhe Bitri kanë frikë nga LSI kështu që nuk ka ndonjë problem.
Për më shumë lexoni në:
[ Ссылка ]
Ещё видео!