[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Gara për Bashkinë e Dibrës është ashpërsuar dhe ministra e ish-ministra kane zbarkuar ne këtë zone, duke kërkuar fitoren ne 11 shtator. Dhe një nga premtimet kryesore mbi te cilin partitë kane bazuar fushatën elektorale është Rruga e Arbrit; mazhoranca premton se do ta ndërtoje ajo, ndërkohe qe opozita deklaron se kjo rruge do te ndërtohet kur te vije PD ne pushtet.Arben Ahmetaj: Mos harroni se është një premtim prej 20 vitesh që për herë të parë konsiderohet si një projekt serioz në tryezë të qeverisë. Unë nuk kam nevojë ta përsëris por e kam me shumë dëshirë ta theksoj se kjo qeveri ka për ta bërë rrugën e Dibrës, në daç Rrugën e Arbrit, në daç rrugën nga Librazhdi.Flamur Noka: Pse e bllokoi Rrugën e Arbrit? E nisi PD, në të gjitha hapat e atij procesi ky burrë ka kontribut madhor. E bllokuan. Po pse e bllokuan, megjithëse ishte mbyllur përfundimisht negociata me firmën kineze? Sepse kërkojnë ryshfetin edhe firmave të huaja këta, përqindjen. Rruga ka ngelur pezull dhe nuk bëhet dhe nuk bëhet derisa të vijë Partia Demokratike në pushtet. Ndërkohe qe Ministri i Energjisë Damian Gjiknuri, ndërsa ka shoqëruar kandidatin Muharrem Rama në fshatin Grevë, ka kritikuar premtimin e kandidatit demokrat per ndihmën qe bashkia do t’u japë qytetareve, per te paguar faturat e energjisë.Damian Gjiknuri: E kam dëgjuar kandidatin tjetër që bën premtime që nuk i mban dot e që janë thjesht mashtrime. Dibranët e kuptojnë shumë mirë se sa ke mundësi. Thotë tani se unë do tu paguaj energjinë elektrike me buxhetin e bashkisë. Kjo është një gënjeshtër, një mashtrim i gjallë. Kjo tregon se ti nuk ke asnjë program për Dibrën e jep premtimet që i ka në dorë qeveria qendrore.Kandidati i opozitës Shehu ka takuar banore te Peshkopisë, Sohodollit dhe Maqellarës, të cilëve u ka premtuar se investime ne infrastrukture.Sherefedin Shehu: 600 milionë euro në vit është buxheti për investime i Shqipërisë. Në Dibër nuk keni parë as një euro, përveç bulevardit dhe ai projekt është i barabartë me 40 rrugë Majtare. Gjysma e lekëve atje nuk investohen, gjysma e lekëve atje shkojnë për të vjedh vota.Shehu u ka premtuar banoreve se zonat ku ata banojnë do te shndërrohen ne tre qendra urbane te Dibrës.
Ещё видео!