Dhjetëra e mijëra njerëz janë evakuuar nga zonat e ulëta në indinë perëndimore ndërsa një ciklon i fuqishëm do të përplaset mbi vend të martën, duke kërcënuar një rajon që është thuajse i gjunjëzuar nga vala e dytë shkatërrimtare e pandemisë së koronavirusit.
Cikloni Tropikal Tauktae, që u formua në detin arabik, po ecën drejt veriut, përgjatë bregut perëndimor të indisë, duke sjellë me vete erëra të forta, shira të rrëmbyeshëm dhe kërcënimin që stuhia të përplaset egër mbi shtetin Gujarat. Stuhia ka erëra që kapin shpejtësinë e 205 kilometrave në orë e kjo është ekuivalente me një uragan të fortë të kategorisë së tretë në atlantik dhe vetëm pak larg stuhisë së kategorisë së katërt, që fillon me 209 km në orë.
Ai është ndërkohë cikloni i parë i emëruar i këtij viti në rajon dhe një katastrofë natyrore si kjo nuk mund të vijë në një kohë më të keqe për indinë, vendin që është kthyer në epiqendrën globale të pandemisë.
Tauktae i ka marrë jetën deri më tani gjashtë personave në dy shtete jugore të indisë.
Pamje: AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#India#Storm#TopChannel
Ещё видео!