Nëse Bashkia e Tiranës do ndërtonte teatrin e ri me koncesion tani do ishte në problem, pasi Ggjykata Kushtetuese e cilësoi antikushtetues ligjin e posaçëm për koncesionin.
Por para një viti, qeveria ishte tërhequr nga projekti i parë për ndërtimin me koncesion të teatrit për ta ndërtuar me fonde shtetërore dhe me tender. Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të gjitha palët e përfshira në konfliktin për teatrin thanë që fituam. Po cili është vendimi.
Presidenti Ilir Meta kishte paditur në Gjykatën Kushtetuese ligjin e posaçëm për ndërtimin me koncesion të teatrit të ri kombëtar. Padia është bërë në korrik të vitit 2019, ndërsa ligji ishte miratuar nga kuvendi disa muaj më parë. Gjykata Kushtetuese pas plotësimit të saj me anëtarë, realizoi seancat dëgjimore me palët në konfliktin që kulmoi me shembjen e teatrit.
Gjykata shpalli vendimin duke bërë pranimin pjesërisht të kërkesës të presidentit dhe shfuqizimin e ligjit nr. 37/2018 “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për vlerësimin, negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt “Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar”, si i papajtueshëm me Kushtetutën. Si dhe shfuqizimin e vendimit nr. 377 të qeverise “Për kalimin në pronësi të Bashkisë Tiranë, të “Teatrit Kombëtar”, si i papajtueshëm me Kushtetutën. Por gjykata kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Presidentit për shfuqizimin e vendimit të Këshillit Bashkiak Tiranë “Për miratimin e shembjes së godinës të “Teatrit Kombëtar”.
Pas këtij vendimi reagoi menjëherë kryetari i PD, Lulzim Basha duke kërkuar që të veprojë SPAK pas vendimit të gjykatës kushtetuese. Ka reaguar edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës i cili thënë se Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Bashkisë së Tiranës, lë në fuqi vendimin për prishjen e Teatrit Kombëtar dhe se tani do te ecim përpara e te ndërtojmë shtëpinë me te madhe e moderne te Teatrit ne Ballkan, boll humbëm kohe me histeri, si me çdo projekt te madh!
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Teatri#TopChannelNews
Ещё видео!