Tefik Shehu i cili ishte në arrati dhe I shpallur në kërkim është vënë në pranga nga policia, si një nga autorët e palgosjes me armë zjarri të 20 vjecarit Arni Sulejmani. Ngjarja ndodhi më 9 dhjetor në një dhomë hoteli në autostradën Durrës Tiranë. Arni Sulejmani i cili mbeti i plagosur u qëllua nga 26 vjecari Markeljan Beqiri me një plumb në zonën e bërrylit. Ky I fundit po ashtu është shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”. Natën e ngjarjes policia njoftoi se në pranga janë vënë edhe Anxhela Brisku, e cila dyshohet të jetë transgjinore si dhe Enver Hysenaj. Ky I fundit pasi strehoi shtetasen Anxhela Brisku dhe sepse nuk e kallëzoi ngjarjen në polici. Nga ana tjetër, Brisku akuzohet për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Moskallëzim krimi”, pasi sipas policisë, kjo shtetase, menjëherë pas ngjarjes, ka marrë armën e zjarrit dhe e ka fshehur në pjesën e pasme të hotelit.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Plagosja#Durrës#TopChannel
![](https://s2.save4k.org/pic/L53hJ36KVR4/maxresdefault.jpg)