[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Një ngjarje e rendë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës në fshatin Breg të Pukës, ku si pasoje e flakëve që përfshinë një banesë kanë humbur jetën bashkëshortet Petrit dhe Dava Ndoj, përkatësisht 40 dhe 35 vjeç.
Në banesën dy kateshe që u përfshi nga flaket ndodheshin edhe katër fëmijët minoren të çiftit, të cilët fatmirësisht shpëtuan me dëmtime të lehta.
Flakëve u kane shpëtuar edhe çifti i të moshuarve, gjyshërit e fëmijëve, të cilët kanë mundur të dalin në oborrin e banesës.
Katër fëmijët janë dërguar në spitalin e Pukës, ku kanë marrë ndihmën mjekësore dhe me pas janë dërguar tek të afërmit e tyre.
Zjarrfikësit dhe policia që shkuan në vendngjarje kanë kërkuar për gati 2 orë derisa kanë gjetur trupat e pajetë të bashkëshorteve Ndoji pranë njeri tjetrit.
Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit në banesë mund të ketë qenë një shkëndije elektrike, që ka favorizuar zjarrin. Kjo tragjedi, përveçse u mori jetën dy bashkëshortëve, kane lenë jetime dhe në qiell të hapur edhe katër fëmijët e tyre minoren.
#A2CNN
Ещё видео!