[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Fëmijët dhe bashkëshortet e Këshillave Bashkiakë dhe anëtareve te Këshillave Bashkiake janë invalidë! Duket e habitshme por është e vërtete! Edhe pse gëzojnë shëndet te plote, këta persona para zgjedhjeve qershorit kane marrë statusin e invalidit duke përfituar pagesën maksimale te aftësisë se kufizuar prej 15 mije lekësh te rinj. Jo vetëm kaq, por plot 6 mije persona ne te gjithë vendin janë shpërblyer para zgjedhjeve me statusin e invalidit. Skandali është bere publik nga Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinise Erjon Veliaj ne Komisionin e Punës, ku këtë shifër e krahasoi me atë te një bilance lufte. Gjate seancës dëgjimore ministri Veliaj publikoi ne shifra shpërdorimin financiar te fondit te aftësisë se kufizuar. Sipas tij, deficiti i krijuar nga lista e fryre e invalidëve është 52 milion dollarë. Prej muajsh qindra invalidë qe vërtet kane nevoje për pagesën e aftësisë se kufizuar, nuk e kane marre atë. Shqetësimin e tyre e ka përcjelle ne Komisionin e Punës, Avokati i Popullit. Pas një auditi te ngritur nga ministri Erjon Veliaj ne 384 njësi vendore, pritet te rishikohet lista e këtyre invalidëve. Me fondin e mbetur do te trajtohen vetëm invalidët e vërtete, tetraplegjiket, te verbrit dhe paketa higjeno-sanitare. Vetëm ne 8 vitet e fundit numri i invalidëve është rritur me 65%, nga rreth 100 mije persona me aftësi te kufizuar qe kishte ne vitin 2005, sot ne Shqipëri janë 165 mije invalidë.
Ещё видео!