Të arratisurit nga Koreja e Veriut thonë se Pheniani ka të ngjarë ta mbajë të fshehtë dislokimin e ushtarëve për të luftuar për interesat e Rusisë në Ukrainës duke mos ua treguar as vetë familjeve të ushtarëve.
Zyrtarët perëndimorë të zbulimit vlerësojnë se rreth 10,000 ushtarë të Koresë së Veriut ndodhen tashmë në Rusi, kryesisht në vendndodhje rreth rajonit Kursk, ku forcat ukrainase kanë kapur disa territore.
“Nënat koreano-veriore që dërguan fëmijët e tyre në Rusi duhet të ndiejnë dhimbje të paimagjinueshme”, tha Kim Jeong-ah, një dezertore koreano-veriore dhe ish-togere e parë në Ushtrinë Popullore të Koresë së Veriut, gjatë një interviste për Zërin e Amerikës.
Kim, i cila u arratis nga Koreja e Veriut në vitin 2009, tha se “familjet e atyre ushtarëve të Koresë së Veriut në Rusi duhet të vuajnë pa qenë në gjendje të shprehin shqetësimet e tyre për shkak të presionit nga regjimi i Koresë së Veriut”.
Besohet gjerësisht se regjimi i Kim Jong Un-it mobilizoi forcat speciale të tij elitare për të mbështetur Rusinë.
Lee Hyun Seung, një ish-ushtar një i arratisur që tashmë jeton në SHBA, i tha Zërit të Amerikës gjatë një telefonate të mërkurën se “regjimi i Koresë së Veriut nuk informon familjet për dislokimet jashtë vendit, vendndodhjet e njësive apo çështjet e sigurisë personale”, nga frika e zbulimit të sekreteve ushtarake.
Thashethemet do të përhapen shpejt dhe nëse familjet që nuk ishin në dijeni të dislokimit zbulojnë se djemtë e tyre janë sakrifikuar, kjo do të jetë një goditje e madhe për regjimin.
Pamje: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#NorthKorea#Russia#TopChannelNews
Ещё видео!