Sipas tabloidit më të madh britanik The Sun, Pallati Mbretëror Buckingham i ka dhënë urdhrin e daljes nga vila mbretërore, Frogmore Cottage, Princit Harry bashkë me gruan e tij, vetëm disa ditë pas botimit të librit kontravers, Spare, me prentendime sensacional të princit Harry kundër familjes mbretërore angleze.
Kjo e lë Princin Harry, djalin e vogel të Mbretit Charles nga martesa me Princeshën e ndjerë Diana, pa shtëpi në Britani, duke shtuar spekullimet se ai dhe gruaja e tij amerikane Megan Markel, mund të mos marrin ftesë për ceremoninë e kurrorizimit të Mbretit në muajin maj.
Vila me pesë dhoma, e cila është rinovuar me një kosto prej 2.4 milionë sterlina, ndodhet shumë afër banesës së Mbretit, ishte dhuratë për Princin Harry nga gjyshja e tij, ish-Mbretëresha e ndjerë Elisabetë, kur u martua çifti mbretëror, në vitin 2018, mendohet se do i jepet vëllait të Mbretit, Princi Andrew, i cili edhe ai me probleme pas akuzave me karakter seksual ndaj tij.
Në një zhvillim tjetër, gazetarët e BBC, kanë vendosur për të hyrë në grevë e cila mund të ketë ndikim në mbulimin e ceremonisë zyrtare të kurrorëzimit të Mbretit Charles, në muajin maj, si edhe në mbulimin e Eurovizionit, festivalit evropian të këngës që këtë vit do zhvillohet në qytetin e Liverpulit.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
# PrincHarry#Britain#TopChannelNews
Ещё видео!