TIRANE – Sot në mesditë opozita do të nisë protestën kundër politikave ekonomike dhe sociale të kolicionit qeverisës PS-LSI. Kjo është protesta e katërt e Partisë Demokratike në vitin e parë të qeverisë Rama.
Qindra simpatizantë demokratë janë nisur me autobusë e furgonë nga qytete të ndryshme të vendit për t’iu bashkuar protestës së Tiranës në orën 12:00 përpara Kryeministrisë. Militantët e ardhur nga të gjitha rrethet të organizuar nga kryesitë përkatëse, do të mblidhen në Sheshin Skëndërbej për të vijuar tubimin e tyre drejt kryeminstrisë, ku do të jetë dhe epiqendra e protestës
Në këtë protestë Basha ka zgjedhur të thotë i fundit fjalën e tij, duke u’a lënë sindikatave dhe shoqërisë civile që të thonë fjalën e tyre të parët në këtë protestë. Kjo me pretendimin se PD-ja është thjeshtë në mbështetje të tyre dhe se protestën po e bëjnë vetë qytetarët.
Në një takim publik me të rinjtë gjatë së Premtes, kryetari i opozitës Lulzim Basha e mohoi që Partia Demokratike të jetë organizatore e kësaj proteste. PD-ja është vetëquajtur thjeshtë si një mbështetëse e qytetarëve (sindikatave dhe shoqërisë civile) në këtë protestë, edhe pse prej ditëshs kreu demokrat nuk ka reshtur së bëri thirrje për bashkim në protestë. Ndërkohë që aleatët e PD-së, PDIU-ja dhe PDK-ja e dekonspirojnë këtë pretendim, kur pohojnë faktin se ata kanë pranuar ftesën e Partisë Demokratike për protestë.
Ещё видео!