#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
Të ftuar:
Doreada Mio - gazetare
Arjan Dredhasi - këngëtar
Gresa Gjocera - këngëtare
Kejdi Mehmetaj - deputete
Gazetare: Agida Koçi
Kek me portokall dhe çokollatë
3 kokrra vezë
150 gr sheqer
1 lgj lëkurë portokalli
100 ml lëng portokalli
100 gr margarinë
200-250 gr miell
1 pako pluhur pjekës
80 gr grimca çokollate
Dekori
3 lgj sheqer pluhur
1 lgj lëng portokalli
80 gr arrë kokosi pluhur
Në një tas rrahim vezët dhe sheqerin për 5 minuta. Shtojmë lëkurën e portokallit, lëngun e portokallit, margarinën e tretur pak dhe i përziejmë mirë. Shtojmë miellin, pluhurin pjekës dhe i përziejmë mirë. Në fund shtojmë copëzat e çokollatës dhe shtojmë brumin në një tepsi drejtkëndëshe 35 me 12 cm. E pjekim në temperaturë 175 gradë për 30-35 minuta. Përgatisim salcën e dekorit. Në një tas vendosim 3 lugë gjelle sheqer pluhur, 1 lugë gjelle lëng portokalli. I përziejmë mirë sa marrin trajtën e një brumi dhe pasi keku të jetë ftohur e lyejmë me furçë të gjithë kekun dhe e pudrosim me arrë kokosi. Sipas dëshirës mund të vendosni dhe disa feta portokall në sipërfaqe.
Oriz i zi me karkaleca dhe avokado
250 gr oriz i zi
200 gr karkaleca
150 gr domate qershi
150 gr avokado
Kripë dhe piper i zi
Vaj ulliri
Trumzë
1 lgj lëng limoni
Pak majdanoz
Fillimisht vendosim në zjarr një tenxhere me ujë të bollshëm për të valuar. Shtojmë orizin e zi dhe pasi e përziejmë shtojmë pak kripë dhe e lëmë në zjarr për të valuar për 16 minuta, më pas e kullojmë. Ndërkohë që orizi zien, ne presim në copëza të vogla karkalecat duke ruajtur 1-2 copë për dekor. Skuqim copëzat e karkalecave në tigan me pak vaj ulliri dhe me një degë trumzë për 3-4 minuta. Domatet qershi i presim në kubikë të vegjël. I vendosim në një tas dhe i marinojmë me pak kripë, vaj ulliri dhe pak fare majdanoz të grirë hollë.
Po ashtu dhe avokadon e presim në kubikë të vegjël dhe e vendosim në tas duke e marinuar me pak limon, kripë, piper të zi dhe vaj. Shtojmë në tasin me avokado dhe karkalecat dhe domatet në kubikë dhe i përziejmë. Tek tasi me oriz të kulluar shtojmë pak vaj ulliri, trumzë. Më pas i bashkojmë të gjithë përbërësit duke i dekoruar dhe i shërbejmë.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ] #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu
#kejdimehmetaj #gresagjocera
#doreadamio #arjandredhasi
Shije Shtëpie – Emisioni 19 Shtator 2024
Теги
cooking showdaily showfoodgatimgatime tradicionalekaterina trungureceta e ditesreceta te shpejtareciepesshije shtepietv klantv showzonja vjollcaarjan dredhasidoreada miofamiljagresa gjocerakejdi mehmetajKek me portokall dhe çokollatëmartesaOriz i zi me karkaleca dhe avokadopartneriprinderitzgjedhja e partnereszgjedhja e partnerit