KORÇE - Rastet e dhunës në familje po rriten frikshëm. Në qytetin e Korçës numërohen çdo ditë tre deri në katër raste të denoncuara në polici, ndërsa kryesisht viktima të kësaj dhune janë gratë.
Sipas sociologëve dhuna e shpeshtë ndaj grave lidhet me faktorët social, nivelin e ulët kulturor dhe vështirësitë ekonomike.
Ndër të tjera ata theksojnë se dhuna në familje ndikon drejtpërdrejt edhe tek fëmijët, të cilët duke parë agresivitetin e babait të tyre bëhen të dhunshëm.
"Ky nuk është një fenomen jo i njohur nga shoqeria shqiptare, por për fat të keq është një fenomen i persëritur. Perseri megjithëse ne kemi , le të themi, për tju bashkuar familjes të madhe europiane , kemi ligje të standarteve shum të mira pothuajse Europiane. Problemi po qalon mesa po verehet tek zbatueshmeria e këtyre ligjeve, tek institucionet përkatese dhe e kam fjalën këtu për institucionet sociale." tha Alket Dino sociolog
Sipas të dhënave nga Gjykata e Korçës në një hark kohor prej një viti denoncimet e dhunës nga gratë kanë ardhur duke u rritur.
"Gjatë tremujorit të parë të 2014 në gjykaten e rrethit gjyqësor Korçë janë regjistruar 74 raste, nga të cilat janë të paperfunduar 16 dhe perfunduar 58. Nga të përfunduarat 38 janë të pushuar, 2 janë rrezuar dhe 18 janë pranuar. Mund të themi që ka një rritje të thekusar nga 2013." tha Violand Gongo Përgjegjës për maredheniet me median në gjykatë
Dhuna në familje në qarkun e Korçës shpesh ka degraduar në krime mostruoze ku gratë kanë mbetur viktima.
Ещё видео!