Një nga argjendaritë luksoze në qendër të Parisit është vënë në shënjestër të grabitësve me zyrtarët që thonë se këta të fundit janë larguar që andej me bizhuteri me vlerë mbi 1 milionë euro. Bëhet fjalë për një dyqan Bvlgari, në sheshin Vandom, ku pas mesdite hynë tre grabitës, që kishin mbërritur në vendngjarje me motocikleta. Dy prej tyre ishin të armatosur dhe lënduan gjatë grabitjes edhe punonjësin e sigurimit.
Në videot e publikuara në mediat sociale, shiheshin dy motocikleta të zeza të ndalura para agjendarisë ndërsa një person i veshur me të zeza dhe me kasketë në kokë, bënte roje. Kalimtarët ndërkohë largoheshin të panikosur pasi shihnin grabitësin e armatosur.
Pas grabitjes, të tre autorët janë larguar me shpejtësi ndërkohë që policia u vendos në kërkim të autorëve. Nuk janë bërë ende të ditura shumë detaje por mediat franceze shkruajnë se një nga autorët e grabitjes ishte plagosur në këmbë nga policia, në largim e sipër, ndërsa dy të tjerët ishin arrestuar më vonë. I njëjti dyqan, është grabitur edhe në vitin 2021, me dëmet që në atë kohë u përllogaritën në vlerë rreth 10 milionë euro.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Paris#TopChannel
Ещё видео!