Një ngjarje e mundshme kriminale brenda familjes u parandalua nga policia e Gramshit. Gjergji Sotiri nga fshati Grabovë I Sipërm, me precedent të mëparshëm kriminal për vjedhje dhe lëndë narkotike, u arrestua nga policia pasi kanosi me armë zjarri bashkëshorten e tij dhe fëmijët.
Pas marrjes së njoftimit, uniformat blu të mbështetura dhe nga shërbimet e forcës operacionale të Elbasanit ndërhynë dhe bën të mundur prangosjen e 53-vjeçarit. Ndërkohë gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, dhe sekuestruan një arsenal armësh që posedonte ky shtetas, të përbërë nga 5 armë zjarri, 1 armë gjahu dhe municion luftarak.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 53-vjeçari ushtronte dhunë fizike në mënyrë të përsëritur ndaj bashkëshortes së tij dhe fëmijëve, ndërsa I kërcënonte ata dhe me armë zjarri.
Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Gramsh#Arrestim#TopChannelNews
Ещё видео!