Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan vendosi të shpallë 14 majin si datën për mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare dhe presidenciale të vendit, për të cilat insistoi të theksonte se nuk “janë zgjedhje të parakohshme”. Votimet normalisht duhet të zhvilloheshin në 18 qershor, por kreu i shtetit turk pohoi se kishtë rënë dakort për afrimin e datës me zgjedhjeve me partnerin e vogël ultra-nacionalist të koalicionit MHP, në mënyrë që të mos ndikohej tek datat e provimeve në shkolla.
Jemi të destinuar të ndajmë rrugën tonë me ju, rininë tonë, që do të votojë për herë të parë në zgjedhjet që do të mbahen më 14 maj. Thirrja zyrtare do të bëhet në 10 mars, e paskësaj, Këshilli Suprem Zgjedhor i Turqisë, mund të nisë përgatitjet për zgjedhjet.
Këto zgjedhje konsiderohn një sprovë e fortë për liderin turk, që i mban frerët e pushtetit prej 20 vitesh tashmë, fillimisht si kryeministër në 2003-shin, e më pas si president. Sondazhet janë shqetësuese për të, pasi tregojnë se rizgjedhjen nuk e ka të sigurtë. Kriza ekonomike që ka pllakosur vendin dhe norma jashtëzakonisht e lartë e inflacionit, e kanë vendosur nën një presion të brendshëm shumë të madh udhëheqësin 68 vjecar.
Opozita ndërkohë, ka bashkuar radhët me shpresën që vetëm kështu mund të arrijë të fitojë pushtetin. Ajo njoftoi se do ta shpallë në muajin shkurt kandidatine vet të përbashkët. Deri më tani, emri më i lakuar në këtë drejtim është ai i kryetarit të Bashkisë së Stambollit Ekrem Imamoglu, nga partia social-demokrate CHP.
Pamje: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#RexhepTajipErdogan#Zgjedhjet#TopChannelNews
Ещё видео!