#reportTV #lajmeshqip #lajme
Nënë e bir janë plagosur me armë zjarri nga një 30-vjeçar, pas një sherri për një vend parkimi. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 12 në Durrës, ku Zyber Juba, 30 vjeç, ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin Flamur Çerma, 23 vjeç dhe nënën e tij Valbona Çerma, 51 vjeçe.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:10 pas një konflikti të çastit për motive të dobëta për vendin e parkimit, ku fillimisht 30-vjeçari dhe 23-vjeçari janë gjuajtur me sende të forta. Më pas 30-vjeçari Zyber Juba ka nxjerrë pistoletën dhe ka plagosur në këmbë 23-vjeçarin dhe nënë e tij, e cila ndodhej e pranishme në momentin e konfliktit.
Ещё видео!