Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen e së martës ku protagonist ishte 27 vjeçari Aldiron Shehu.
Policia po e ndiqte nga Devolli dhe në Krastë të Elbasanit, ku u bë i mundur ndalimi i të riut pasi mjeti i tij u përplas me disa makina. Për pasojë mbetën të plagosur gjashtë persona mes tyre edhe shehu. 27 vjecari pretendon se ndiqej nga një fuoristradë ndaj dhe u dyshuar si tentativë për atentat. Po edhe një ditë më pas ky dyshim nuk është vërtetuar nga grupi hetimor.
Oficeret dyshojnë se ai mund të jetë dhe vrasës me pagesë. Gjithashtu 23 vjeçari Aldiron Shehu mund të këtë pasur armë dhe sende të tjera në automjet. Ato sipas bluve ai mund ti ketë hedhur gjatë rrugës së gjatë që ka përshkuar nga Devolli në Elbasan.
Dëshmitarët në vendngjarje që kanë treguar jashtë kameras për ABC Neës se polici Eugent Abdurrazaku ka qëlluar tre herë në ajër me armë pasi Shehu nuk ndaloi makinën. Por policia në njoftimin zyratar një ditë më parë e mohoi që të ketë patur të shtëna.
Nderkohë 23 vjeçari dyshohet të ketë qenë nën efektin e lëndevë të forta narkotike, megjithate priten analizat e detajuara për të konfirmuar këtë dyshim.
Ещё видео!